Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 1 me 2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Flamurtarit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, tekniku serb, ndër të tjera deklaroi:

“Ishte fitorja e tretë radhazi dhe e dyta në kampionat, jam shumë i kënaqur dhe krenar për çunat. Edhe si lojtar kur isha me Skënderbeun, atmosfera këtu është zjarr. Isha përgatitur për lojë me nerva. Rëndësi kanë 3 pikët. Ne jemi në vend të parë bashkë me Vllazninë. E kemi nisur fazën e katërt mirë, një fazë shumë e rëndësishme dhe shumë e fortë. Janaçek është keq, çfarë dëgjova nga doktorët, me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin, por do presim edhe pak për të konfirmuar.

Boye është lojtar shumë i mirë, por cilësitë më të forta i ka pa top dhe të sulmojë aftësitë boshe. Kasa më parë aktivizohej si winger, tani është nga e majta e mbrojtjes. Sot tregoi se ishte gati. Akoma kemi shumë ndeshje përpara, por do të fitojmë minuta dhe formë në ndeshjet e radhës.

Me gjuhën italiane nuk jam mirë. Ne nuk kemi frikë. Moment i vështirë për ne 7 minuta pas golit të Flamurtarit. Çunat e menaxhuan situatën shumë mirë. Flamurtari është shumë i fortë në Vlorë, ka cilësi brenda skuadrës, ka ekip për Superioren, nuk është kollaj të fitosh në Vlorë.

Është hera e katërt në vendin e parë, presion ka. E dimë si ta mbajmë presionin. Tani është më e vështirë, por ne do të luftojmë, ka edhe 8 javë. Dimë të menaxhojmë nervat dhe lojën, do të shikojmë në qoftë se do të vazhdojmë kështu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.