Ivan Gvozdenovic, trajneri i Elbasanit është shprehur për mikrofonin e RTSH në përfundim të takimit në “Niko Dovana”. Elbasanasit ia dolën të merrnin baarzimin pas avantazhit ndaj Tiranës. Tekniku serb ka folur rreth “paqes” 1-1 ndaj bardhebluve, ku e rëndësishme është dalja me pikë nga kjo sfidë e vështirë.
“Ndoshta një rezultat i drejtë. Tirana kishte një ritëm më të mirë se ne, ishte më mirë se ne në këtë. Erdhi një gol shumë i shpejt nga goditje standarde. Ishim në stres pastaj. Elbasani ishte ekipi më i mirë në pjesën e dytë. Çunat bënë mirë, barazimi rezultat i drejtë.
Ishim shumë larg topit të dytë. Gjithnjë në kundër ritëm. Tirana fitonte topin gjithmonë në pjesën e parë. Nuk kishte komunikim mes Dros dhe Lilajt. Vetëm një komunikim fitonim topin pot ë ekzistonte. Më fal. Mudn të vazhdoj. Nuk piva ujë, por tani jam mirë.
Joel del nga krahët. Tani kemi mundësi për formacione të reja, si 4-3-3 ose 4-2-3-1. Mund të dalim në një lojë të bukur shpresoj”, u shpreh Ivan Gvozdenovic.
LEXO ME SHUME:Pankarta, kore dhe spektakël! Tirana-Elbasani, ndeshja fitohet nga tifozët (video)
Tirana-Elbasani, ndeshja e javës së 23-të të Abissnet Superiore është mbyllur me rezultatin 0-0. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”. Sulmuesi Jarmouni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve. Francezi gjeti golin në minutën e 13-të. Ndërsa, elbasanasit barazuan 1-1 pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73-të.