Ish-sulmuesi i Egnatias shkëlqen me skuadrën shqiptare, dy golat e tij mposhtin kampionen e Gjeorgjisë (video)

Fitore e madhe e Deçiçit në Gjeorgji. Skuadra shqiptare, që edicionin e fundit fitoi për herë të parë në histori titullin në Mal të Zi, triumfoi 0-2 përballë Dinamo Batumit.

Në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League, skuadra nga Tuzi triumfoi 0-2. Duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në raundin e tretë.

Heroi i Deçiçit ishte Ilir Camaj ish-sulmuesi i Egnatias, autori i dy golave në fraksionin e dytë të takimit. 28-vjeçarit i mjaftuan pak sekonda në fushë për të zhbllokuar takimin në 62’. Ndërkohë që katër minuta më vonë ndëshkoi sërish gjeorgjianët, duke vulosur suksesin e skuadrës shqiptare. Sfida e kthimit do të zhvillohet në datën 30 korrik në stadiumin e Podgoricës. Duke nisur nga ora 21:00.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)