Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA

by KLIKOJE.AL

GJKKO ka vendosur të shtyjë për në datën 26 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-Presidentit, Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.

Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me një masë më të butë, si “arrest shtëpie” apo “detyrim për paraqitje”.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, bëri me dije se Meta nuk do të jetë i pranishëm personalisht në seancë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Avokatët e Metës argumentojnë se janë shkelur afatet procedurale, pasi SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore për vazhdimin e masës së sigurisë, siç parashikohet nga ligji. Sipas mbrojtjes, ky fakt duhet të merret si bazë për ndryshimin e masës aktuale.

Ndërkohë, në një ngjarje të veçuar, policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Tiranë, i dyshuar për grabitjen e 10 mijë eurove në një studio ligjore dy vite më parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.