Inter mes gabimeve dhe fatit të keq, kriza vazhdon: Candreva e fundos në minutën e 90′, Onana fle gjumë (video)

Inter zhgënjen në ndeshjen ndaj Salernitanës në javën e 29-të të Serisë A. Zikaltrit barazuan 1-1 në Salerno, ku deri në minutën e fundit të kohës së rregullt po kryesonin 0-1, falë golit të Gosens, pas një aksioni model të nisur që në gjysmëfushën e tyre nga këmbët e Kristjan Asllanit, i përzgjedhur këtë herë titullar nga Inzaghi.

Interi e kontrolloi lojën, pa pësuar gol për minuta të tëra, por një harkim i Candrevës në minutën e 90-të gjeti të papërgatitur portierin Onana, me topin që përfundoi direkt në rrjetë.

Zhgënjim në radhët e zikaltërve, që kanë marrë vetëm një pikë në katër takimet e fundit. Tani është në rrezik edhe vendi i katërt, që siguron pjesëmarrjen në Champions.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)