38
Ilir Allmuça është lojtari më i ri i Lushnjës. 28-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe i bashkohet skuadrës pas eksperiencës në Vlorë.
Allmuça ka mbajtur më parë veshur fanellën e Flamurtarit, Dinamos dhe Egnatias. Tashmë është koha për një tjetër aventurë.
Postimi i Lushnjës:
“KF Lushnja ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Ilir Allmuça!
Klubi dhe lojtari 28-vjeçar kanë nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin 2026/27.
KF Lushnja i uron shumë suksese Allmuçës dhe një sezon sa më të mbarë me fanellën verdhejeshile!”