E FUNDIT/ Rinovimi dukej formalitet, Vllaznia bllokon rinovimin e titullarit…

by KLIKOJE.AL

Ildi Gruda duket se do jetë largimi i rradhës nga Vllaznia. Sulmuesi i cili mendohej se do ishte një nga pikat e forta të formacionit kuqeblu pas ardhjes së Martinit, nuk do jetë pjesë e kuqebluve në sezonin e ri. Nga detajet më të shumta të cilat mësohet bëhet fjalë për një mos rinovim të kontratës nga ana e klubit me 25-vjeçarin.

Ish-futbollistit të Teutës i përfundonte kontrata në datën 30 qershor me 9 herë kampionët e vendit. Dhe në një moment ku rinovimi dukej të ishte vetëm një formalitet, ai duket se nuk ka ardhur. Nga sa bëhet e ditur, një rinovim i marrëveshjes nuk i është paraqitur nga ana e klubit, Grudes. Fakt që duket se ka lënë të pakënaqur numrin “7-të”, i cili tashmë e sheh të ardhmen e tij larg Vllaznisë dhe Shkodrës.

Ildi Gruda u aktivizua në sezonet 2023-24 dhe 2024-25 me Vllazninë. Ku në kampionat regjistroi në total 56 paraqitje, duke shënuar edhe 12 gola. Në total me fanellën e Vllaznisë ai ka zhvilluar 67 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke gjetur 13 herë rrjetën e duke asituar edhe 5 herë të tjera.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.