Ballkani mori një fitore të madhe përballë Dinamo Zagreb duke i mposhtur kroatët me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Conference League të besuarit e trajnerit Ilir Daja shënuan nga një gol për pjesë teksa shënuan Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi.
Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga mediat kroate që ishin në numër të madh të pranishme në “Fadil Vokrri”.
Ueb faqja “24sata.hr” ka shkruar: “Turpërim në Kosovë: Dinamo pa asnjë plumb të gjuajtur humbi nga Ballkani në Ligën e Konferencës”.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_16-5-1024x791.webp)
Edhe ueb faqja tjetër kroate “Index.hr” e ka vlerësuar të turpshme humbjen e Dinamos. “Ballkani – Dinamo 2:0, një nga humbjet më të turpshme evropiane të Dinamos”.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_15-4-1024x571.webp)
Krejt në fund më të ashpër ishin Vecernji që e konsideruan Dinamo katastrofale. “Dinamo katastrofike përjetoi një turp të rëndë në Kosovë, u mund nga lojtarë anonimë të futbollit”, shkruan kjo ueb faqe.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_17-2-1024x413.webp)