Granit Xhaka në verë drejt Arabisë Saudite, zbulohet paga e majme që do të përfitojë mesfushori

by KLIKOJE.AL

Granit Xhaka pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni pas dy viteve shumë të suksesshme në klubin gjerman. Mesfushori ka fituar tre trofe sezonin e kaluar me Leverkusenin si Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë. Por e ardhmja e tij në këtë klub mbetet e paqartë, pasi Xhaka mund të largohet në verë ku ofertat nuk mungojnë. Dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahce po e duan Xhakën, por edhe transferimi në Turqi tani mbetet i komplikuar pasi ka oferta edhe më të mëdha financiare.

Mësohet se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesliga ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdoj karrierën nga vera. janë tri klube arabe që kanë shfaqur interesim për transferimin e Xhakës dhe problemi më i vogël është paraja.
Klubet arabe që për momentin mbeten sekrete për shkak të negociatave i kanë bërë me dije Xhakës se mund t’i ofrojnë pagë pesë fish më të lartë se sa fiton ai aktualisht te Bayer Leverkusen.

32-vjeçari në klubin gjerman ka pagë prej dy milionë eurove neto në sezon, ndërsa transferimi në ndonjërin nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite do të thotë se Granit Xhaka do të fitojë mbi 10 milionë euro në sezon, çka nënkupton edhe kontratën më të mirë të jetës për të. Palët janë në bisedime të avancuara, derisa Xhaka po shqyrton me shumë kujdes ofertat.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës javë më parë ka marrë edhe ofertë nga Galatasray, me kampionët e Turqisë që janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë 3,8 milionë euro në sezon, por kjo shumë është shumë më e vogël se sa e klubeve arabe.
Vlen të përmendet se Leverkusen mund ta lejoj largimin e Xhakës për një shumë prej rreth 10 milionë euro, pasi kontrata e tij aktuale me klubin gjerman është deri në verën e vitit 2028.

LEXO ME SHUME:Egnatia mes shumë pikëpyetjeve, tre titullarët ende nuk kanë rinovuar me klubin

BURIMI: Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.