Goli 16-të me Cesenan, Christian Shpendi është i pandalshëm; realizimi i fundit (video)

Christian Shpendi është shndërruar në një përbindësh golash te skuadra e Cesenan në Serinë C italiane. Talenti shqiptar nuk ka të ndalur, teksa mbrëmjen e sotme tundi për herë të 16-të rrjetën në 23 ndeshje.

20-vjeçari është padyshim lideri i skuadrës bardhezi në këtë sezon, që po kryeson me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit e Torres, plot 12 pikë larg kundërshtarit.

Shpendi po iu le “targën” edhe ndjekësve të tij në renditjen e golashënuesve, ku kryeson me 2 gola diferencë nga Morra i Riminit.

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje