285
Partizani ka fituar për herë të tretë në historinë e tij Superkupën e Shqipërisë duke mundur me rezultatin 1-0 Egnatian në një ndeshje e cila në fakt kishte një rrjedhë të papritur për mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet. Në minutën e 37’ Sherri gabon në nisjen e topit dhe ia jep Rrapajt i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë. Në minutën e 72’ Egnatia fitoi 11-metërsh.
Fernando tentoi “Panenka” dhe Qirko kupton gjithçka duke pritur topin. 90 minutëshi përfundoi në favor të Partizanit me Abilaliaj që i gëzohet trofeut të parë.