Këtë të martë në “live show” Donaldi dhe Enxhel bënë një nga debatet më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Janë përplasur me njëri-tjetrin për një “çështje” që kanë pasur që jashtë shtëpisë prej punës së tyre të përbashkët.
Në momentin e nominimive, kur erdhi radha e Donaldit dhe ai ishte në dhomën e rrëfimit, Arbana si për t’i ngritur pak moralin i tha se “ky Big Brother po bëhet gjithmonë edhe më… më i shpifur”, ia ngeci fjalën në mes Donaldi.
“Po pse më i shpifur”, vazhdoi Arbana. “Ti nuk e ke idenë se çfarë bëhet jashtë, duke i thënë se ky Big Brother do mbahet mend si Big Brother i Donaldit dhe se publiku e ka të preferuar.”
As më shumë e as më pak se “informacioni” që dha Mozzik, për të cilin Donaldi hëngri edhë dënimin. Fiks si informacioni i Fifit kur hyri dhe e përqafoi.
Arbana bërtet nga studio që të ftuarit që hyjnë në shtëpi të ndalojnë së dhëni informacion sepse nuk është korrekte për banorët e tjerë dhe thyejnë rregullat e lojës. Lind pyetja, po Arbanën kush e dënon për informacionet që jep.
Kjo është situata tipike “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Por është e kuptueshme, edhe Arbana lodhet dhe bie në gabime, njeri është edhe ajo.