Një pasdite për t’u harruar për Tiranën dhe një mbrëmje historike për Elbasanin. Në “Air Albania”, verdheblutë e drejtuar me pasion dhe disiplinë arritën një fitore të thellë 1–4 ndaj bardhebluve, duke dhënë një sinjal të qartë se nuk janë më skuadra e lehtë për t’u mposhtur.
Elbasani zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të me Tsague, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen bardheblu. Vetëm katër minuta më vonë, i njëjti lojtar dyfishoi shifrat me një goditje të saktë që nuk i la asnjë shans portierit Tafas.
Tirana tentoi të reagonte në pjesën e dytë dhe gjeti golin e shpresës në minutën e 65-të me Tabekou, pas një aksioni të mirë të ndërtuar nga bardheblutë. Por përpjekjet e kryeqytetasve u shuan në minutat shtesë, kur Gomes (90+2’) dhe Diallo (90+6’) vulosën fitoren spektakolare të Elbasanit.
Në fund, rezultati 1–4 pasqyron më së miri dominimin dhe efektivitetin e skuadrës mike, ndërsa Tirana mbetet në kërkim të formës së saj pas një paraqitjeje që ngriti shumë pikëpyetje. Vendi i parafundit për bardheblutë me 6 pikë, ndërsa Elbasani forcon pozitat në klasifikim në vendin e tretë me 17 pikë