Rezultatet negative, tifozët e Flamurtarit shpërthejnë ndaj lojtarëve: Ekip i shëmtuar (FOTO)

Flamurtari

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Humbja e fundit kundër Vorës duket se ka mbushur “kupën” për tifozët e Flamurtarit. Ata kanë shpërthyer në rrjetet sociale te profili i klubit vlonjat. “Sa ekip i shëmtuar. Pa ide. Pa zemër. Rrëmujë në çdo repart”, shkruan njëri nga komentuesit.

Një tjetër citon: “Ekip që nuk jep asgjë.I ç’organizuar në të gjitha repartet sidomos mbrojtja, e cila ishte e thyeshme në çdo kohë. Marrin gol që në pjesën e parë dhe reagimi është pothuajse zero.U bënë katër ndeshje me dy pikë.

Ky ekip (me këto lojra) shanset për të qëndruar në Superiore i ka të pakta”. Ishin disa nga komentet e tifozëve të Flamurtari-t. Fakti që ende nuk e kanë marrë fitoren e parë e shtonë “dramën” te ekipi i Carlos Garcia, pavarësisht investimit marramednës në merkaton e verës.

LEXO ME SHUME:FOTO/ Tjetër mrekulli nga Bledi Shkëmbi, Struga mposht rivalët për titull dhe blindon vendin e parë

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)