FOTO/ Tjetër mrekulli nga Bledi Shkëmbi, Struga mposht rivalët për titull dhe blindon vendin e parë

Struga

Struga nën drejtimin e Bledi Shkëmbit vazhdon të tregohet një skuadër dominuese në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe sot, ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj një rivali direkt për t’u kthyer në kreun e renditjes.

Në transfertën përballë Sileksit që kishte vetëm një pikë më pak para ndeshjes së sotme, Struga mori shpejt kryesimin me Kompaore dhe pastaj dyfishoi shifrat me Hamza në pjesën e parë. Hrvanoviç shkurtoi diferencën para pushimit, por goli i Zenkut në shtesën e sfidës vulosi rezultatin përfundimtar për Strugën e cila mori fitoren e 6 në 7 ndeshje të luajtura dhe u ngjit në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Vardari.

Kjo dyshe, bashkë me Sileksin dhe Shkëndijën e Tetovës, pritet të jetë grupi i skuadrave që luftojnë për titullin në këtë edicion në Maqedoninë e Veriut si dhe për të siguruar një vend në Kupat e Europës në edicionin e ardhshëm.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)