E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Mario Mitaj

Mario Mitaj, një nga talentet kuqezi, pritet të mbyllë kapitullin në Arabinë Saudite. Në Greqi ndezin hipotezën e bujshme, me mediat që flasin për një interesim nga ana e AEK-ut të Athinës, ekipi ku Mitaj u bë i njohur. Futbollisti shqiptar është nën kontratë me Al Ittihad deri në 2028, por fakti që nuk shihet më si titullar i paprekshëm, ka bërë që palët, klubi saudit dhe lojtari, të ulën në të një tavolinë për të diskutuar në lidhje me të ardhmen.

“Sport24”, media sportive në Greqi, zbulon se është trajneri i AEK, Marko Nikolic që po shtyn klubin për të siguruar shërbimet e Mario Mitaj. Kartoni i tij vlerësohet në treg me 5,5 milionë euro, një shifër që klubi nga Athina mund ta investojë pasi bëhet fjalë për një lojtar vetëm 22-vjeç, me shumë të ardhme. Në Athinë, nëse do të vihej në jetë një rikthim i tij, Mitaj do të gjente edhe dy miqtë e tij në Kombëtare, Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilo-n.

LEXO ME SHUME:Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont