E FUNDIT/ Lëvizje e bujshme në pankinë, Lushnja drejt firmës me një emër të njohur (FOTO)

Ditmar Bicaj

Erion Xhafa nuk është më trajner i Lushnjës. Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale. Si kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Lushnjës është Ditmar Bicaj. Ish-tekniku i Burrelit shihet si zgjidhja më e mirë për t’i dhënë skuadrës stabilitet dhe energji të reja në këtë moment vendimtar të sezonit.

Ditmar Bicaj zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm  sezonin e kaluar me Burrelin duke u bërë një faktor në Kategorinë e Parë. Tekniku Erion Xhafa u largua nga stoli i Lushnjës pasi skuadra nuk po i përgjigjej siç donte ai. Katër barazime në po kaq javë ishte një tregues i qartë se në klubin lagunar gjërat nuk po shkonin siç duhej.

LEXO ME SHUME:FOTO/ Tjetër mrekulli nga Bledi Shkëmbi, Struga mposht rivalët për titull dhe blindon vendin e parë

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)