“Mbushet kupa” te Flamurtari, Garcia drejt shkarkimit, Sinan Idrizi ka gati dy emrat për drejtimin

by KLIKOJE.AL

Flamurtari i Vlorës po kalon një periudhë të vështirë, teksa rezultatet zhgënjyese kanë thelluar edhe më shumë krizën që ka përfshirë skuadrën kuqezi. Pas humbjeve të fundit dhe mungesës së stabilitetit në lojë, trajneri spanjoll, Carlos Garcia, duket se është drejt shkarkimit.

Në horizont kanë nisur të qarkullojnë emrat e pasuesve të mundshëm. Një prej tyre është italiani Francesco Moriero, i cili ka një eksperiencë të mëparshme në futbollin shqiptar, ndërsa përmendet gjithashtu edhe kroati Thomas Brdaric, një tjetër alternativë që klubi po e konsideron për stolin.
Presioni mbi drejtuesit e Flamurtari-t është i madh, pasi tifozët kërkojnë ndryshime të menjëhershme për të shpëtuar sezonin dhe për t’i dhënë skuadrës një drejtim më të qartë.

Vendimi për trajnerin pritet të merret shumë shpejt, në një kohë kur ekipi ka nevojë urgjente për ringritje, si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë sportiv.Kriza e Flamurtarit nuk është thjesht çështje rezultatesh, por edhe organizimi e stabiliteti, ndaj lëvizjet që do të bëhen në javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e skuadrës vlonjate.

LEXO ME SHUME:Humbja në derbi sjell pasoja te Partizani, fillojnë dorëheqjet e para (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.