Së fundmi Trixa dhe Fifi janë takuar për të shijuar një kafe sëbashku dhe gjatë kësaj kohe Fifi ka hapur një video-live në Instagram. Të shumta ishin pyetjet që iu bënë këngëtares, ku një ndër to ishte edhe një në lidhje me tatuazhin “Filoqyl” që e ka bërë bashkë me Donaldin.
Duke shpjeguar që do të flasë për Donaldin edhe pse Trixa është aty, kjo e fundit pohon pa dhënë reagime “Po more…”.
Më tej Fifi tha:
“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme.”
@canimyandii #fifi #filloretaraci #fypシ #donaldveshaj #borazemani #beatrixramosaj ♬ original sound – canimyandii