Elbasan, skandal me votimin elektronik; qytetari voton për Boçin, fleta nxjerr emrin e Llatjas

by KLIKOJE.AL

Një skandal me votimin elektronik është raportuar në Elbasan, specifikisht në shkollën “Bardhyl Popa”. Në një denoncim të ardhur nga vëzhguesit e procesit zgjedhor bëhet me dije se votimi elektronik po rezulton të jetë një burim votash për kandidatin e Partisë Socialiste, Gledian Llatja.

Qytetarët kanë denoncuar se në shumë raste ata kanë votuar për Luçiano Boçin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe vota e printuar, që më pas futet në kuti për tu numëruar, ka rezultuar të dalë për Gledian Llatjan e PS-së. Bëhet me dije se votimi është ndërprerë në këtë qendër, në pritje të një zgjidhjeje nga të dyja palët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.