EKSKUZIVE/ Tirana gjen pasuesin e Maganit, Klikoje Sport zbulon trajnerin e ri (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Gugash Magani është dorëzuar. Tekniku i Tiranes ka dhënë dorëheqjen, edhe pse në mesjavë, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Bylis, deklaroi të kundërtën. Këtë herë pokerin me të cilin Egnatia e ndëshkoi në javën e 21 të kampionatit ka qenë shumë edhe për një njeri të emergjencave si ai. Magani, në humbjen e pestë radhazi mes kampionatit e Kupës ka dhënë dorëheqjen. Klikoje Sport ka mësuar se drejtuesit kanë rikthyer në stol Bledi Shkëmbin, pasi alternativat kanë qenë të pakta për të gjetur pasuesin e Maganit.

 

Asgjë nuk shkoi mirë te Tirana dhe tekniku i tiranes, Magani nuk mundi të bënte dot asgjë më shumë se paraardhësi i tij Shkëmbi, për të mos thënë se bëri më keq. Rezultatet në fakt tregojnë këtë të dytën: 9 ndeshje, 4 barazime, 4 humbje e vetëm një fitore, ajo në debutim kundër Bylis. Bardheblutë kanë pësuar 12 gola dhe kanë shënuar vetëm 8 dhe tani janë në zonën e rëniesn nga kategoria. Magani ka parë Tiranën të zbresë në vendin e 9, -2 nga Laçi në zonën playout.

 

MAGANI, NDESHJET NË PANKINË

Tirana 4-0 Bylis

Elbasani 1-1 Tirana

Tirana 0-0 Partizani

Skënderbeu 0-0 Tirana

Tirana 0-0 Teuta

Dinamo 2-1 Tirana

Laçi 3-1 Tirana

Vllaznia 2-1 Tirana

Tirana 0-4 Egnatia

 

LEXO EDHE: “Kushdo që priste që t’i dridheshin këmbët, mbeti i zhgënjyer”/ Asistoi golin e dytë të Interit, Asllani vlerësohet me notë pozitive

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.