EKSKLUZIVE/ Tefik Osmani harron shpejt Tiranën, ish-drejtori sportiv në bisedime me një tjetër klub të Superiores

Tefik Osmani u largua nga Tirana. 38-vjeçari që mbante postin e drejtorit sportiv ka lajmëruar se pas 3 vitesh nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani i ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të gjatë kësaj periudhe, teksa nuk ka bërë të ditura arsyet e këtij divorci të papritur.

Megjithatë orët e fundit Klikoje Sport ka mësuar se presidenti i Vllaznisë,Alban Xhaferi i ka ofruar postin e drejtorit sportiv, dhe bisedimet janë duke u zhvilluar intensivisht. Dy palët do të flasin për pjesën e pagës dhe projektin e klubit, ndërsa e ardhmja e Elvis Plorit mbetet në dyshim.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)