Egnatia përgatit goditjen e radhës, futbollisti i Dinamos drejt firmës (EMRI)

Egnatia

Egnatia vijon të lëvizë me vendosmëri në merkato, teksa kampionët e Shqipërisë janë shumë pranë zyrtarizimit të një përforcimi me peshë për repartin defensiv.

Klubi rrogozhinas ka avancuar bisedimet me Naser Alijin, lojtari me eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo City. Futbollisti aktualisht është lojtar i lirë dhe palët duket se janë drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Bëhet fjalë për një element me eksperiencë edhe në Kombëtaren Shqiptare, i cili pritet t’i japë më shumë siguri dhe cilësi prapavijës së skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede .Afrimi i tij do të ishte një tjetër sinjal i qartë i ambicieve të Egnatia-s për sezonin e ri, ku kampionët synojnë të mbrojnë titullin në Superiore dhe të paraqiten sa më denjësisht në arenën europiane. Në ditët në vijim priten zhvillime të tjera, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes duket gjithnjë e më pranë.

LEXO ME SHUME:Partizani nis epokën e re, përgatitjet e verës nuk do të zhvillohen në “Arenën e Demave”; gjen strehë në…

Related posts

Shans i madh për portierin e Tiranës, Bekaj drejt fanellës së titullarit me Kosovën (video)

Europa në horizont, Elbasani nis përforcimet me një emër interesant

Operacioni “Rikthimi”, Flamurtari nis spastrimin pas rënies nga Superiorja

1 comment

Skënderbeu nis rindërtimin, largohet sulmuesi 04/06/2026 - 18:47
[…] LEXO ME SHUME:Egnatia përgatit goditjen e radhës, futbollisti i Dinamos drejt firmës (EMRI) […]

Comments are closed

Add Comment