E Mërkurë 22 Korrik 2020, moti në Shqipëri dhe Kosovë

by A.M

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i anticiklonit të Azoreve e cila do të ifluencojë mot të stabilizuar dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E  Mërkurë dt 22 Korrik 2020

E Mërkurë dt 22 Korrik 2020 moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/33°C

Zonat e ulëta  18/37°C

Zonat bregdetare 20/35°C

E Mërkurë dt 22 Korrik 2020

Kosova për ditën e Mërkurë dt 22 Korrik 2020 moti do të jetë me mjegull në orët e para të mëngjesit, ndrësa gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 31°C gradë Celcius.

E  Enjte dt 23 Korrik 2020

E Enjte dt 23 Korrik 2020 moti do të  mbetet me diell dhe kalime të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  16/35°C

Zonat e ulëta  19/38°C

Zonat bregdetare 20/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.