135
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një han pa porta.
I ndalur te sulmet kibernetike, Meta tha se nëse kryeministri do të ishte i përgjegjshëm do të kishte dhënë dorëheqjen.
“Nëse në momentin që u hakerua sistemi dolën të dhënat e shqiptarëve para zgjedhjeve dhe u bë e qartë se i kishte nxjerrë qeveria, nuk do ishim në këtë situatë.
Nuk them se nuk do kishim pasur sulme nxitur nga qeveria e Iranit apo grupe të tjera, por ndjenja e përgjegjësisë duhet të ishte më e lartë.
Sot sa i takon cenimit të sigurisë kombëtare nuk ka fëmijë që nuk kupton sa rëndë është cenuar siguria, kur është goditur edhe truri i vetë policisë së shtetit.