Erion Hoxhallari është tashmë një futbollist i Tiranës. Ditën e sotme, klubi kryeqytetas do të prezantojë mbrojtësin si blerjen më të re të klubit. Mësohet se lojtari ka udhëtuar në Ohër, aty ku ekipi bardheblu po zhvillon fazën përgatitore. Erion Hoxhallari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7 mijë euro në muaj.
Prej disa ditësh ai ka kryer stërvitje individuale në kryeqytet dhe ky rast u shfrytëzua nga klubi i Tiranës. Presidenti Halili u takua me Hoxhallarin dhe e ka bindur të kthehet të veshë ngjyrat bardheblu. Në këtë mënyrë, skuadra do të luftonte për titull, ndërsa lojtari ka shansin të kthehet në nivelet për t’iu bashkuar Kombëtares.
Tirana ka realizuar një prej merkatove më të mira, sepse përveç Dokës dhe Hoxhallarit, ata kanë afruar Latifin dhe Kainan nga Vllaznia, Micin, Fjoart Jonuzin si edhe portierin Selmani.