“E fitoi vendin e punës falë Luizit”/ Fjalët e Ronaldos, reagon keq Kiara në rrjetet sociale (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i dytë i “Kepi i VIP-va”, ku Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e këtij emisioni Kiara Tito, duke thënë se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Luizit, i cili postoi një video në Instagram ku ka thumbuar moderatorin me fjalët “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”. Po ashtu këngëtari nuk e lë më kaq, ku shkruan sërish në Instastory se nuk mund të bëhet gjithçka në emrin e tij dhe se do ti dhuronte 5-mijë eurot e premtuara dhe se Ronaldo mbetet pa punë.

Sot ka reaguar edhe moderatorja Kiara Tito, e cila thumbon hapur Ronaldon, teksa shkruan në Inbstagram “Dikur lyente flokët si ai, sot nxjerr kokën. Koka bën, koka pëson”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.