Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luizi

  • Luizit i mbyllin “Instagramin”, flet CEO i Acromax Aldor Nini: Është i përfshirë dikush që… (video)

    Luizit i mbyllin “Instagramin”, flet CEO i Acromax Aldor Nini: Është i përfshirë dikush që… (video)

    Këngëtarit të njohur, Luiz Ejllit, i mbyllën sërish profilin e tij në rrjetin social, “Instagram” pas kallëzimit të tij sektorin e krimit kibernetik.

    I ftuar në një lidhje telefonike në “Live From Tirana”, ka qenë CEO i Acromax dhe eksperti i rrjeteve sociale, Aldor Nini, i cili po merret personalisht me këtë çështje.

    Një pjesë nga biseda:

    Moderatori: A është rasti i Luizit i vetmi apo ka edhe të tjera të ngjashme?

    Aldor Nini: Ka dhe raste të tjera. Por në rastin e Luizit, bazuar në famën eksreme të tij në media dhe rrjete sociale, fokusi i personave dashakeqës ai është. Rasti i Luizit ka ndodhur mbi 7 herë brenda një kohe të shkurtër, vetëm mbrëmë Instagrami i tij është hapur dhe mbyllur 3-4 herë. Ne kemi nisur një investigim shumë të thelluar për këtë. Kemi qenë te departamenti i krimit kiberenetik në polici. Na duhet një proces penal për këtë çështje, i cili ka nisur dje.

    Moderatori: Si shpjegohet kjo gjë që po i ndodh atij?

    Aldor Nini: Unë mendoj që nuk janë raportime normale, siç bëhen në raste të tjera. Këtu është i përfshirë dikush që për raste emergjente, siç janë kryengritje apo vrasje, Instagrami i ka dhënë mundësi që të mbyllë llogari. Nuk është hacker.

    Moderatori: Si e përjeton Luizi këtë situatë?

    Aldor Nini: Sigurisht që është i shqetësuar, sepse do që të vazhdojë komunikimin me fansat e tij. Por unë e kam qetësuar, duke i thënë që llogaria e tij nuk ka shkelje dhe Instagrami do të reagojë. Jo vetëm Luizit, por cilit do person që mund t’i ndodhte kjo.

    Moderatori: Po lidhur me “tick-un blu” në llogarinë e tij, si qëndron puna?

    Aldor Nini: Në momentin që iu verifikua llogaria, kur ndryshon foton ose përshkrimin e profilit, Instagrami nis një verifikim të dytë. Ky është dhe rasti. Dhe në momentin që nis verifikimi i dytë, kalon në një listë. Po merremi aktualisht që ky verifikim të rritet në listë. Por nuk është se ia kanë marrë.

    Moderatori: A ka raste të tilla mes personazheve të njohur?

    Aldor Nini: Nuk ka raste si Luizi. Ka pasur një rast me Sinan Hoxhën para pak muajsh. Mund të ketë një në tre raste në disa muaj për të gjithë ata që vjnë tek ne. Ky i Luizit është një rast rekord.

  • Ish-banori i Big Brother publikon mesazhet, si Murseli tallte Luizin për Kiarën (FOTO)

    Ish-banori i Big Brother publikon mesazhet, si Murseli tallte Luizin për Kiarën (FOTO)

    Ngjarja e Kosovës ka tronditur mbarë opinionin public në Shqiptari, ku Naim Murseli pagoi për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademi. Teksa akoma nuk është e qartë arsyeja e vrasjes me deklarata paradoksale të Naimit ku në fillim e pranoji se ai ishte urdhëruese e më pas nuk e pranoj.

    Por, faktet provat dhe deklarata e dorasit e implikojnë atë totalisht në këtë ngjarje. Ish-Banori i Big Brother Elton Tozaj nëpërmjet një statusi në insagram ka publikuar sms që Naimi i kishte nisur duke  akuzuar Luizin në lidhje me dashurinë që kishte për Kiarën, teksa pak muaj më vonë ai do të vriste bashkëshorten e tij që kishte dy fëmijë me të.

    Tozaj shkuar: Rëndom gjeta një bisedë të vrasësit Naim Murseli gjatë kohës së BBV i cili tallej se përse unë isha team Luiz. Më bëri përshtypje fjalia që ka thënë: Sikur nuk ka parë femër me sy. I qartë dallimi i një njeriu që dashuron dhe tallet nga një vrasës psiqik.

  • “Tipat si ti më mbajnë çantën”/ Kejvina harron debatet në Big Brother, uron Kiaren dhe Luizin (FOTO)

    “Tipat si ti më mbajnë çantën”/ Kejvina harron debatet në Big Brother, uron Kiaren dhe Luizin (FOTO)

    Pas daljes nga BBV, Kejvina i kërkoi falje Luizit, por raporti mes saj dhe Kiarës u agravua. Ajo tha se Kiara është xheloze për Luizin dhe se po e shkatërron atë vetëm për famë.

    Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre. Kejvina i ka komentuar atyre në Instagram duke i uruar për pritjen e ëmbël.

    Po ashtu, edhe Arbana Osmani, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes i uruan publikisht. “Urime e vetëm bekime”,-shkroi Arbana. Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë: ‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’

    Ronaldo me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”, shkroi:

    “Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video.”

  • Kiara dhe Luizi konfirmuan se do të bëhen prindër, Zhaklin Lekatari “thumb” për çiftin: Shumica e fëmijeve… (FOTO)

    Kiara dhe Luizi konfirmuan se do të bëhen prindër, Zhaklin Lekatari “thumb” për çiftin: Shumica e fëmijeve… (FOTO)

    Ditën e sotme, çifti më i përfolur i showbizzit, Kiara dhe Luiz kanë konfirmuar lajmin se janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.

    Pak orë më pas, gazetarja e njohur, Zhaklina Lekatari, ka postuar në rrjetin social “Instagram”, një status, i cili është marrë si një “thumb” për çiftin. “Shumica e fëmijëve në vendin tonë po lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri”, ka shkruar ajo.

  • “Kam ardhur nga Milano vetëm për ty”/ “Fenomeni” Luiz vazhdon të çmend njerëzit, foto me të, ulërima dhe thirrje për të bërë një foto

    “Kam ardhur nga Milano vetëm për ty”/ “Fenomeni” Luiz vazhdon të çmend njerëzit, foto me të, ulërima dhe thirrje për të bërë një foto

    Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar premiera e filmit më të pritur nga gjithë shqiptarët, “Në kuadër të dashurisë” ku protagonist është fituesi i BBV, Luiz Ejlli.

    Për veç dashurisë së madhe që i dhuruan kur ishte pjesë e Big Brother fansat e zjarrtë të tij nuk kanë nguruar të shfrytëzojnë premierën për të takuar nga afër Luizin.

    Në momentin që ai shkoi në premierë fansat e tij u “çmendën” dhe kërkonin foto dhe ulërisnin emrin e tij.

    “Luiz, Luiz!”, ishin thirrjet e fansave të cilët kërkonin një foto me idhurin e tyre. Simpati të madhe ndaj Luizin kanë edhe moshat më të pjekura të cilët nuk kanë nguruar të udhëtojnë edhe nga jashtë për të takuar ate që i mbajti mbërthyer para ekranit për muaj të tërë.

    Një zonjë nga publiku arriti të kalonte sigurimin dhe i kërkoi Luizit një foto ku i tregoi se kishte blerë biletë nga Milano për ta takuar atë.

    Luizi nuk nguroi ne asnjë moment dhe mori telefonin duke shkrepur foto. Zonja në foton më poshtë i kërkon Luizit foto dhe i shpjegon se ka udhëtuar nga Milano për ta takuar.

  • Veprimi i fundit i Luizit nuk tolerohet nga fansat, ish-banori shfaqet i papërgjegjshëm ne timon dhe rrezik për qytetarët (video)

    Veprimi i fundit i Luizit nuk tolerohet nga fansat, ish-banori shfaqet i papërgjegjshëm ne timon dhe rrezik për qytetarët (video)

    Luiz Ejlli, i cili numëron plot 600 mijë ndjekës në rrjetet sociale, shfaq vazhdimisht një papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të makinës.

    Së fundmi, Luizi ka ndarë një video teksa në rrugë shfaqet një dron surprizë për Kiarën. Menjëherë këngëtari ndalon makinën duke hapur derën pa asnjë paralajmërim për shoferët e tjerë në rrugë, duke u bërë kështu një rrezik për ta.

    Jo vetëm kaq, por Luizi zbret nga makina dhe e lë në mes të rrugës duke krijuar kështu trafik dhe shqetësim për të tjerët pas tij. Kjo nuk është hera e parë që Luizit i “tërhiqet” veshi për pakujdesshmërinë në drejtimin e makinës.

  • Të ftohtë e shumë të largët me njëri-tjetrin, Luizi injoron Oltën gjatë spektaklit, të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale!  

    Të ftohtë e shumë të largët me njëri-tjetrin, Luizi injoron Oltën gjatë spektaklit, të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale!  

    Spektakli i ‘Dancing With The Stars’ ka nisur sot me performanca ‘elektrizuese’ dhe plot surpriza. Konkurrentët kanë përjetuar emocionet e para, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat.

    Ashtu siç ishte paralajmëruar, një nga surprizat ishte edhe performanca e Luizit, por jo si konkurrent. Ai ka kënduar për herë të parë vijën melodike të filmit ‘Pa ty’ ku ai ka rol protagonist, ‘Në Kuadër të Dashurisë’.

    Bora dhe Eno më ketë rast, ftoi në skenë disa nga aktorët e ‘kastit’ që janë pjesë e ‘DWTS’ por në rolë të ndryshme. E këtu flasim për Oltën, e cila është vendosur në rolin e jurisë, Eni Shehu konkurrent dhe Luizi si surpriza e mbrëmjes.

    Ajo që vumë re ishte ‘indirefenca’ e Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film. Luizi fillimisht nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.

    Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës e ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka patur përplasje të forta. Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

  • Mezi po e prisnit?! Protagonist Luizi dhe Olta, zbulohet data kur do shfaqet filmi “Në Kuadër të Dashurisë”

    Mezi po e prisnit?! Protagonist Luizi dhe Olta, zbulohet data kur do shfaqet filmi “Në Kuadër të Dashurisë”

    Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë protagonistë edhe dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor 2023.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë Top Channel, ku thuhet se filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

    Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Ndërkohë aktorët që do të marrin pjesë në film janë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro

  • Po planifikojnë një fëmijë? Luizi dhe Kiara i bëjnë ftesën “e pazakontë” nënës së këngëtarit

    Po planifikojnë një fëmijë? Luizi dhe Kiara i bëjnë ftesën “e pazakontë” nënës së këngëtarit

    Çifti më i famshëm i momentit Luizi dhe Kiara duket se janë gati të ndajnë një tjetër lajm të bukur me fansat e tyre. Bëhet fjalë për një fëmijë që duket se dy partnerët e duan, por për momentin ata po shijojnë kohën me familjen e madhe.

    Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.

    Luizi i ka bërë një ftesë së ëmës të lëri punën në SHBA dhe të jetojë me të biri për tu kujdesur për fëmijën e tyre të ardhshëm dhe ndihma e saj është e domosdoshme.

    Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë.

  • Me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, Luizi vë duart në kokë nga gjobat e shumta: Nuk më hyn në punë miqësia me kryeministrin (video)

    Me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, Luizi vë duart në kokë nga gjobat e shumta: Nuk më hyn në punë miqësia me kryeministrin (video)

    Pak ditë më parë, Luiz Ejlli si rrallëherë u “kryqëzua” nga rrjeti. Shkak për këtë u bë papërgjegjshmëria e këngëtarit në timon. Ai shfaqej në autostradë duke u kthyer nga Berati në Tiranë, pa rrip sigurimi me një shpejtësi të konsiderueshme.

    Por ajo që shqetësoj më shumë publikun, ishte motori i policisë, të cilin nëpërmjet videos dukej se shoqëronte Luiz Ejllin.

    Si për të shlyer gabimin, Luizi ka bërë së fundmi një video në profilin e tij në Instagram, kur tregon se ka disa gjoba për të paguar.

    “Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët.“-thotë Luizi.

    Këngëtari ka ndarë edhe një mesazh sensibilizues.

    “Shkurt muhabeti po shkoi i paguaj, s’po u athem sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën.”- thotë Luizi në Instagram.