Dinamo mendon për Kategorinë Superiore, zbulohen lojtarët e parë që priten të largohen nga blutë

Dinamo ka siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe në klubin dinamovit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen. Përpara se drejtuesit të bëjnë një merkato cilësore, duhet të fillojnë me largimet.

Mesfushori Sabien Lilaj ka pohuar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këtë rrugë mund ta ndjekë edhe portieri Edvan Bakaj. Patrik Fetaj dhe Realf Zhivanaj janë dy lojtarë të tjerë që javët e fundit kanë qenë kryesisht në pankinë. Në këtë grup mund të futet edhe ndonjë nga lojtarët e rinj, që nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)