Dinamo iku, Dinamo erdhi në Superiore… e treta e vërteta për presidentin Adrian Bardhi

Sa e madhe do të jetë Dinamo e sezonit të ardhshëm? E vendos fusha sa i madh është një ekip. Presidenti i klubit dinamovit Adrian Bardhi ka premtuar një skuadër dinjitoze në Kategorinë Superiore: “Do të jemi sërish në elitë dhe uroj që të jetë e treta e vërteta. Kemi marrë mësimet e duhura këto dy sezone..”

Edhe pse blutë e arritën objektivin kryesor të rikthimit mes më të mirëve të futbollit shqiptar, pritshmëritë e presidentit ishin të tjera. Sidoqoftë, optimizmi nuk i mungon. Merkatoja është edhe tema më e nxehtë e diskutimit, sidomos për një skuadër që vjen nga një kategori më e ulët në elitë.

Niveli është tjetër dhe blerja e lojtarëve me kualitet është e domosdoshme. Presidenti pranon se klubi po punon në këtë drejtim për të fuqizuar skuadrën dhe se do të jenë të paktën 3-4 goditje të mëdha.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)