Dikur e martuar me ish-futbollistin e Milanit, mediat rozë e bëjnë fakt të kryer: “Presidenti i Interit në një lidhje me Melissa Satta-n

Nga Dagospia vjen një lajm i bujshëm për një nga rastet më të diskutuara në rrjetet sociale. Orët e fundit po diskutohet marrëdhënia e presidentit të Inter Steven Zhang dhe showgirl-it të njohur Melissa Satta. Sipas portalit në internet, në fakt mes të dyve ka mundësi që të ketë një marrëdhënie sentimentale.

Showgirl-ja italiane nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e saj për Milanon. Satta gjithashtu kishte një lidhje prej vitesh me Kevin Prince Boateng, ish-lojtarin e Milanit nga i cili lindi djali i saj Maddox. Megjithatë, komplimentet që ai i drejtoi presidentit të Interit pas fitores në Superkupë nuk kaluan pa u vënë re, duke ndezur imagjinatën e shumë tifozëve.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë