227
Nga Dagospia vjen një lajm i bujshëm për një nga rastet më të diskutuara në rrjetet sociale. Orët e fundit po diskutohet marrëdhënia e presidentit të Inter Steven Zhang dhe showgirl-it të njohur Melissa Satta. Sipas portalit në internet, në fakt mes të dyve ka mundësi që të ketë një marrëdhënie sentimentale.
Showgirl-ja italiane nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e saj për Milanon. Satta gjithashtu kishte një lidhje prej vitesh me Kevin Prince Boateng, ish-lojtarin e Milanit nga i cili lindi djali i saj Maddox. Megjithatë, komplimentet që ai i drejtoi presidentit të Interit pas fitores në Superkupë nuk kaluan pa u vënë re, duke ndezur imagjinatën e shumë tifozëve.