Kryelajm në mediat shqiptare dhe ato italiane ditën e djeshme ka qenë arrestimi i këngëtares Elsa Lila si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.
Ndër personazhet e shumtë që kanë reaguar për këtë lajm është edhe gazetari Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në Facebook e konsideron Elsa Lilën një artiste brilante dhe që burgu nuk mund ta mohojë këtë.
Zeka shkruan: “1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetete njeri fantastik, artiste brilante.
Vetem kafsheria mediatike shqipetare te dënojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”