Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre 8 viteve që ka drejtuar vendin është akuzuar shpesh për lidhje dhe shërbime që i ka bërë krimit të organizuar.
Tashmë është vërtetuar se eksponentë të botës së errët në vendin tonë të shndërruar në biznesmenë janë përfituesit kryesorë të qindra tenderave, lejeve të ndërtimit dhe punëve publike, shpesh pa garë dhe në mënyrë abuzive.
Gjithashtu përveç ortakërisë, shpesh mediat kanë raportuar se kryeministri i vendit i është nënshtruar bandave kriminale, me hir a pa hi, për të përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Një rast të tillë ka denoncuar këtë të enjte edhe presidenti i vendit, i cili ka deklaruar se kryeministri ka shpërndarë tendera për krimin, nën kërcënimin e pistoletës…
“Çfarë di ti mo rrugaç për Ilir Metën, ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Ashtu siç sillesh me bandat që të vënë pistoletën te këmba, e të marrin tendera. Nuk i mashtron dot qytetarët më, nuk merr më vota ti”, ishte denoncimi i presidentit, por pa përmendur ngjarje dhe emra konkretë.
Burimi: Syri.net