Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Charles Bismark

Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Skënderbeut, Charles Bismark, do të jetë pjesë e Vllaznisë, për ndeshjen e Kupave të Europës, teksa bashkohet me shkodranët në formë huazimi.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqeblu, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se sulmuesi 24-vjeçar, do t’i bashkohet Vllaznisë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europë.

NJOFTIMI ZYRTAR I VLLAZNISË:

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Skënderbeut për huazimin e futbollistit Charles Bismark Kwarena Sie. Sulmuesi 24 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës tonë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europës.

LEXO ME SHUME:Nga Olympiacos te Tirana, klubi bardheblu gjen zëvendësuesin e Përgjonit

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)