Champions League/ Zbulohen datat kur do të zbresin në fushë Partizani, Ballkani dhe Struga

Këtë të martë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00 është hedhur shorti i Champions League.

Tre skuadrat kampione të trevave shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.

Në datat 11 dhe 12 korrik do të zhvillohen ndeshjet e para të raundit të parë, teksa më 18 dhe 19 korrik do të luhen ndeshjet e kthimit.

Ballkani do të vendoset përballë skuadrën e Ludogorets, një short “ferri” për ekipin nga Suhareka, që në ndeshjen e parë është pritës, pra luan në shtëpi.

Ndërsa Struga do të ketë rivalë në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgiris, ekip që ka eliminuar Ballkanin në raundin e parë të Champions League sezonin e kaluar. Ndeshje e parë Struga do ta zhvillojë në transfertë, pra në Lituani.

Partizani nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund ekipin bjellorus të  BATE Borisov, me “të kuqtë” e Tiranës që në ndeshjen e parë janë pritës.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)