Një tavolinë e gjatë 515 metra dhe disa mijëra njerëz për t’i dhënë një lamtumirë simbolike koronavirusit. Kjo është ajo që ndodhi në Pragë mbrëmjen e 30 qershorit ku u organizua një festë e styermadhe në urën Charles.
Të pranishmit sollën ushqim dhe pije dhe i ndanë me fqinjët. Nuk pati asnjë distancim shoqëror, pavarësisht faktit se Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi gjatë kësaj jave se pandemia nuk është as afër fundit.
Festa lindi falë një ftese në Facebook. Organizatori i veprimtarisë, Ondrej Kobza, pronar i një lokal, i tha AFP: “Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë ta bëjnë këtë. Po kështu të tregojnë se nuk kanë frikë të marrin një copë sanduiç nga fqinji i tyre”. Republika e Çekisë ka arritur të përmbajë infeksionet, duke regjistruar më pak se 12 mijë raste dhe 350 vdekje nga koronavirusi në një popullësi prej 10 milion banorësh. Megjithatë, ajo ende nuk është pa Covid.