Bylis u kualifikua në raundin tjetër të Kupës, “shigjeton” Tiranën: Fitore burrash (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Bylis u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Tiranën. Fitorja 2-1 erdhi në shtesë dhe për më tepër me përmbysje.

“Fitore burrash”, shkruajnë mallakastriotët me postimin në rrjetet sociale. Foto shoqëruese është pas golit të Ruçit në minutën e 113-të.

Skuadra e Nevil Dedes ka aktualisht Tiranën si një nga rivalët për mbijetesë. Ballshiotët mbajnë vendin e shtatë, me 3 pikë më tepër se bardheblutë e parafundit.

NDESHJA TIRANA-BYLIS 1-2

Lamtumirë Europë. Tirana del nga Kupa e Shqipërisë që në fazën e 1/8 i eliminuar nga Bylis. Për bardheblutë, në zonën e rënies nga kategoria, një tjetër humbje penalizuese, kundër një rivali që shfrytëzoi kohët shtesë për të kaluar në çerekfinale 1-2. Avancon pa probleme Laç, që mposhti 3-1 Kukësin.

Dede merr një tjetër rezultat impresionues, pas fitores në kampionat me Dinamon. Ballshiotët ia dolën të fitojnë me përmbysje, pasi fillimisht koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ruçi i dha kualifikimin Bylis me golin në minutën e 113-të. Tirana zhbllokoi takimin në minutën e 10′ me Ernest. Goli i parë me fanellën bardheblu për nigerianin, por që nuk mjaftoi. Mallakastriotët barazuan shumë shpejt e në minutën e 22′ Marku ekuilibroi shifrat.

LEXO ME SHUME:Dinamo e nis mbrapsht vitin 2025, Bylis e “kap mat” në minutat e fundit (video)

 

Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1, duke triumfuar me përmbysje dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse luanin në transfertë, miqtë zhbllokuan ndeshjen me golin e Fadiga në minutën e 20′. Kukësi u mundua të kontrollojë, por avantazhi i tyre zgjati deri në shtesën e pjesës së parë. Tresa barazoi rezultatin ndërsa Bullari, me një dygolësh, përmbysi rezultatin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.