Nëna e vajzës 12-vjeçare që u abuzua nga i ati në Fier ka rrëfyer dhimbjen e thellë dhe tmerrin që ka përjetuar familja e saj pas ngjarjes tronditëse. E ftuar në emisionin Me Zemër të Hapur në News24, ajo u shpreh se nuk kishte pasur asnjë dijeni për atë që kishte ndodhur pas krahëve të saj dhe se e vërteta i ishte zbuluar në mënyrën më të dhimbshme.
“E mora vesh në komisariat. Vajza nuk më kishte treguar kurrë. Acarohej me motrat dhe vëllezërit, ishte shumë e mërzitur. Kur më tha çdo gjë, më erdhi si bombë,” tregoi ajo, mes lotësh.
Nëna tregon se ngjarja e rëndë i ka përmbysur jetën. “Në orën 4 të mëngjesit u zgjova dhe nuk gjeta vajzën në shtëpi. Pashë dritaren hapur, mendova se ma kishin rrëmbyer. Më vonë mësova se ndodhej në komisariat. Aty kuptova se ajo kishte ikur vetë, nga dhimbja dhe dëshpërimi që mbante brenda.”
Familja kishte jetuar për pesë vite në Gjermani, por ishin rikthyer në Shqipëri vetëm 20 muaj më parë. Nëna pohon se nuk kishte asnjë dyshim për bashkëshortin dhe se ai kishte vepruar tinëzisht, pa e lënë të kuptonte asgjë.
“Vajza ime kaloi në depresion të thellë. Nuk e njihja më. Nuk më fliste, nuk më afrohej. Unë nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë.”
“Më lajmëroi vajza 11 vjeçe se motra e saj nuk ishte në shtëpi. Gjeta dritaren hapur,. Një herë mendova se mos ma kishte marrë njeri.
Në sy tim bashkëshorti u shqetësua njëlloj si mua. Më pas bëmë denoncimin në policinë e Fierit.
Vajza kishte shkuar në banesën e një komshie që e kemi rreth 45 minuta larg. Në fillim nuk e besoja se çfarë dëshmonte vajza. Nuk dukej që i bënte ato. Nuk e di se ç’mund të bënte ai në kohën që nuk ishim bashkë.
Në polici ai u shfaq i shqetësuar. I thash të kalbesh në burg e të marrësh dënimin e merituar. Pse ma bëre këtë gjë. Më tha vetëm: Ik ik. Ai dëgjova që e ka pranuar krimin. Më erdhi gjithçka si bombë”, tha ajo.
Ndërkohë, vajza ndodhet aktualisht në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërsa nëna e saj kërkon drejtësi dhe rikthimin e qetësisë për të bijën.