Burreli nuk humbet kohë për trajnerin e ri, zbulohet kush do të jetë në stolin matjan

by KLIKOJE.AL

Skuadra e Burrelit ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Dorjan Bubeqit. Humbja befasuese me rezultatin 1-5 ndaj Luzit brenda në Burrel bëri që drejtuesit të marrin masa dhe për pasojë shkarkuan ish-teknikun kavajas. Klevis Hima do të marrë në dorë frenat e kësaj skuadre.

Hima pritet të nisë punën e tij që nga dita e shtunë për ndeshjen e së mërkurës me kryesuesit e Bylis. Kujtojmë se, Klevis Hima, ka qenë pjesë e Laçit në rolin e zv/trajnerit për shtatë vite.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.