“Gabuam në pasimet e thjeshta”, Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë: Po vuajmë nga ana fizike dhe në qarkullimin e topit

by KLIKOJE.AL

Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës foli pas barazimit në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.

DEKLARATA E BLEDI SHKËMBIT

“Në këtë situatë që jemi më vjen keq, por VAR-i kështu është, ndonjëherë të pëlqen, ndonjëherë jo. Nëse golat janë offside, unë jam në rregull me këtë gjë. Është i vetmi moment që ndoshta acarohem dhe dal nga vetja. E di që futbolli është lojë gabimesh, por të gabosh në pasime të thjeshta është pak e tepërt.

Në pjesën e parë bëmë mirë, shënuam dy gola që ishin offside. Patëm rast të pastër edhe me Jarmouni. Ndërsa në pjesën e dytë vuajtëm nga ana fizike, pasi atë tranzicionin nuk e bëntë. Gjithashtu vuajtëm edhe në qarkullimin e topit. Kur ta shikoj ndeshjen përsëri, mund të gjej edhe probleme të tjera.

Mbrojtja më pëlqeu, të gjithë lojtarët në fazën mbrojtës. Jo vetëm Balaj, por edhe lojtarët e tjerë të Vllaznisë arritën vetëm një herë me Dodajn që na rrezikuan. Pjesën tjetër kemi bërë shumë mirë. Më pëlqeu shumë përqendrimi i Kolës, Micit dhe Dembele. Kemi folur 3 ditë me skuadrën se Vllaznia diferencën e bën tek reparti i sulmit, më vjen mirë për mbrojtjen dhe gjithë skuadrën”, tha Bledi Shkëmbi.

LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)

irana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.