Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, i cili thotë se është pjesë i stafit të urgjencës së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili u kthye në spital Covid 2 për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Berisha shkruan se stafit nuk i është dhënë bonusi i premtuar për shkak të vështirësisë së krijuar nga koronavirusi që u përhap në mbarë botën.
Postimi i Berishës:
“Denoncon Edvin gënjeshtrën për mashtrimin e radhës! Stafit të urgjencës të spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si vështirësi për COVID-19! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”
“Përshëndetje dua të bëj një denoncim, jemi stafi i urgjencës sanatorium. Nuk na kanë dhënë shpërblimin akoma 1000 e. QSUT-ja e ka marrë, ne duan të na i përgjysmojnë se iu japin dhe administratës. Të lutem postoje se nesër do e ndajnë mbase ndryshojnë mendje. Anonim te lutem.”