Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: QSUT

  • Humb jetën në QSUT foshnja 9-ditëshe, prindërit denoncojnë drejtoreshën Albana Fico

    Humb jetën në QSUT foshnja 9-ditëshe, prindërit denoncojnë drejtoreshën Albana Fico

    Një denoncim i rëndë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me vdekjen e një foshnje 9 ditëshe. Prindërit e këtij të fundit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj. Shtetasi A. D thotë se lindja e foshnjës shkoi shumë mirë, erdhi në jetë me peshë rreth 4 kg.

    Pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u shikua e nevojshme ti bëhej kontroll i zemrës. Prindi thotë se spitalet shqiptare nuk kishin specialist, medikamente dhe as aparaturat përkatëse për trajtimin e rasteve të tilla. U vendos që të kryhej kontrolli në QSUT. Foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

    Në kallëzim shtetasi A.D thotë se ai vetë dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 30 vite që paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe vetëm në një rast kur prej tyre u kërkua ndihmë nga shteti i tyre, nuk e gjetën atë.

    Qytetari që humbi foshnjen 9 ditëshe, ka kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thotë se e ndërmori këtë iniciative në mënyrë që të merren masa që prindër të tjerë të mos gjenden në të ardhmen në situatë të tillë.

    Tashmë, mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës nëse do ta regjistrojë kallëzimin për të hetuar se ç’ndodh me foshnjet e porsalindura të cilat mund të jenë me të tilla komplikacione.

  • Fusnin pacientë pa radhë në skaner dhe u merrnin para, arrestohen dy mjekë në QSUT (EMRAT)

    Fusnin pacientë pa radhë në skaner dhe u merrnin para, arrestohen dy mjekë në QSUT (EMRAT)

    Dy mjekë janë arrestuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se u merrnin para pacientëve. Mësohet se në pranga janë vënë Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku.

    Hetimet kanë nisur rreth tre  javë më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste ku mjeket iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Skaneri”, ndërsa policia sqaron se nga “veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure”.

  • QSUT kërkon ti rëndojë pozitat mjekut Prifti, i dorëzon prokurorisë ankesa nga Facebooku/ Ja çfarë dëgjohet duke thënë në audio kardiologu…

    QSUT kërkon ti rëndojë pozitat mjekut Prifti, i dorëzon prokurorisë ankesa nga Facebooku/ Ja çfarë dëgjohet duke thënë në audio kardiologu…

    Drejtoria e QSUT-së ka vënë në lëvizje prokurorinë për mjekun Edvin Prifti, pasi është ankuar një paciente që ishte trajtuar prej tij. Mësohet se një paciente është ankuar në faqen e Facebookut të QSUT-së, dhe sipas saj Prifti i kishte rekomanduar që ta çonte të afërmin në një spital privat.

    “QSUT në datën 10 shkurt ka marrë dijeni përmes një profili në Facebook, për një audio në të cilën dëgjohet biseda e dy personave, sipas personit të identifikuar si Anna Ademi, një prej tyre ëhstë profesor Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardokirurgjisë pranë QSUT. Profesori flet me një familjar pacienti, ku e orientonte ti drejtohej një strukture mjekësore, private”, thuhet në shkresën që QSUT i ka nisur prokurorisë, që është siguruar nga “Faxweb.al”.

    QSUT kërkon nga Prokuroria një hetim të thelluar, pasi sipas tyre shtetasja në fjalë pavarësisht kërkesës së tyre nuk është paraqitur në ambientet e spitalit për të bërë denoncimin.

    “Përshëndetje, tu drejtova ty pasi u informova se je sekretarja e drejtorit. Audio është e vërtetë ku shprehet qartë dhe pastër mendimi që ka shefi i shërbimit për vendin ku punoin dhe sesi i çon pacientët nga shtetit në privat. Siç i kam thënë edhe gazetarëve dua të ruaj anonimatin.

    Doja tiu vija në dijeni pasi të palarat e tij po dalin. Unë jam dikush që besoj në mjekësi dhe nuk dua që për një dru të kalbur të paragjykohen edhe mjekë të tjerë që punojnë ndërshmërisht në QSUT. Kërkoj ndohmën tuaj dhe ndërhyrjen e insitutcionit ndaj individit që ka bërë shkeljen në djalë. Për çdo informacion jam i hapur për tiu ndihmuar dhe për tjua sevirur”, thuhet në sms që i është dërguar QSUT.

    Ndërkohë që në prokurori ka mbërritur dhe një kallëzim më herët nga vetë mjeku Prifti i cili pretendon se është kërcënuar me jetë nga një person. Tashmë mbetet për tu parë nëse çështjet e ngritura nga QSUT, një akuzë për mjekim të pakujdesshëm, dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash do të bëhen bashkë nga ana e Prokurorisë.

    Mjeku Prifti ndodhet nën masën e arrestit me burg, me një vendim që dha të shtunën GJKKO, të cilin e paralajmëroi kreu i qeverisë Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Rama i parapriu arrestimit të kardiologut, për të cilin tha se ishte një shembull i keq për mjekët.

    Burimi: Faxweb

  • Berisha publikon denoncimin/Stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i jepet bonusi i premtuar

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, i cili thotë se është pjesë i stafit të urgjencës së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili u kthye në spital Covid 2 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Berisha shkruan se stafit nuk i është dhënë bonusi i premtuar për shkak të vështirësisë së krijuar nga koronavirusi që u përhap në mbarë botën.

    Postimi i Berishës:
    “Denoncon Edvin gënjeshtrën për mashtrimin e radhës! Stafit të urgjencës të spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si vështirësi për COVID-19! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

    “Përshëndetje dua të bëj një denoncim, jemi stafi i urgjencës sanatorium. Nuk na kanë dhënë shpërblimin akoma 1000 e. QSUT-ja e ka marrë, ne duan të na i përgjysmojnë se iu japin dhe administratës. Të lutem postoje se nesër do e ndajnë mbase ndryshojnë mendje. Anonim te lutem.”