Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeajt, që të mos bëhet zëdhënësi i Lulzim Bashës.
Ndër të tjera Berisha zbuloi detaje nga takimi me aleatët në lidhje me zgjedhjet vendore 2023.
“Ne duhet të shpejtojmë në zgjedhje në garë. Nuk është një garë që e drejton lidershipi i PD-së, është një garë që e përcaktojnë primaret. Formë më demokratike dhe civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshim. Do votojnë edhe simpatizantët në këto primare. U kërkova partive aleate që të bëjnë listat dhe të votohet në pavarësi të plotë. Gjersa gjithçka është e hapur. Lulzim Basha është i izoluar. Alibeaj është tjetër punë. Alibeaj mos të bëhet zëdhënës i Bashës. Deputetët e Alibeajt nuk janë palë dhe padia është e paligjshme”, – u shpreh Berisha.