Berat Gjimshiti, kapiteni i Shqipërisë, është shfaqur krah trajnerit Sylvinho në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme me Anglinë në Wembley.
DEKLARATA E BERAT GJIMSHITIT
ATMOSFERA– Besoj që një atmosferë shumë të mirë, frymë e re, se ka disa lojtarë që janë talente dhe e përmirësojnë ekipin, kanë dhënë gjithçka në stërvitje për të arritur diçka që se kanë bërë kurrë. Unë të them të drejtën, ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa dhe realizohen. Nuk jam nga ai tipi që fshihet që të thotë që jemi kombëtare më e vogël se Anglia, dhe do provojmë mundësitë dhe pse jo të japësh gjithçka në fushë dhe pse jo ta arrijmë atë. Forca e tyre dihet, nuk do të flasim për lojtarë individualisht i shikojmë çdo fundjavë në tv, jemi përgatitur mirë, trajneri na ka mësuar të japim gjithçka në fushë.
PËRGATITJET-Kanë qenë pak ditë për tu përgatitur por e kemi bërë mjaft mirë. Nuk duhet të flasim individualisht, ekipi ka punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti por çdokush që do të luajë, do të jenë duele skuadrash, nëse përballohemi sa më mirë do ta kenë të vështirë. Ne jemi të përgatitur për këtë, pavarësisht se Anglia është një skuadër e fortë.
BELLINGHAM-Bellingham është fantastik, shumë rrallë ka lojtarë si ai apo dhe të tjerë, është nga më të mirët në botë, mund të arrijë dhe kulmin që të bëhet më i mirë për aq sa unë kam parë në ato dy ndeshje. Unë besoj që Anglia jo vetëm kundër nesh por edhe të tjerash është favorite, kështu nuk duhet të flasim për këtë. Nuk do të na nënvlerësojnë pasi kemi bërë gjëra të mira në Kombëtare, në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.
SHANSET-Unë besoj që është herët të flasim për shanse, por me kalimin e kohësh dhe pas 4 ndeshjesh mund ta vlerësojmë më mirë, për ne është e rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe mund të jetë diçka e rëndësishme, do të shihet qëllimi ynë”, deklaroi Berat Gjimshiti.