Bujar Bendo, ekspert për çështjet fiskale u shpreh në A2 Business se, ato që janë bërë në paketë fiskale janë elektorale.
Ai theksoi se politikat zhvillimore i japin hapësirë edhe biznesit. “Në rast se socialistët do të fitojnë një mandat të tretë, gjëja kryesore që duhet të bëhet është të mos ndryshohen taksat çdo dy vjet.
E kanë bërë shumë të vështirë administrimin tatimor dhe e kanë bërë me shumë kosto dhe administrimin nga vetë bizneset. Do të doja fokusimin te politikat ekonomike.
Ne kemi nevojë për një program ekonomik të qartë se ky po shkon ekonomia jonë. Deri tani, ne kemi qenë ekonomi shërbimesh, jo ekonomi prodhimi. Politikat zhvillimore i japin hapësirë edhe biznesit. Ato që janë bërë në paketë fiskale janë elektorale, nuk mund të kalojë me këto lloj nivelesh dhe pragjesh”, u shpreh Bendo.