Asnjë surprizë! Partizani shkon në finalen e Play-Offit, mjafton Bintsouka për të eleminuar Skënderbeun

Skënderbeu

Partizani është skuadra e parë finaliste e Final Four. Të kuqtë mposhtën Skënderbeun në gjysmëfinalen e luajtir në Air Albania ku heroi ishte Archange Bintsouka i cili shënoi golin e vetëm në startin e pjesës së dytë.

Një ndeshje ku djemtë e Orges Shehit nuk u vunë thuajse asnjëherë në vështirësi duke dominuar çdo aspekt të lojës dhe fushës. Shumë raste të shpërdoruara, por në fund mjaftohen vetëm me 1 gol për të prekur finalen e 26 majit, sërish në impiantin e kryeqytetit.

Skënderbeu do të luajë në finalen e vogël të 24 majit për vendin e 3-të ku përballë do të ketë humbësen e gjysmëfinales tjetër, Egnatia – Vllaznia e cila luhet më 19 maj.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)