153
Një fustan jeshil u bërë temë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit e panë në një postim të këngëtarit Mozzik, ndërkohë që Kiara Tito e mbante veshur në një foto të saj nga Kosova. Në portale u diskutua për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por vetë moderatorja sqaroi se mes këtyre lajmeve, nuk ka asgjë të vërtetë.
Megjithatë, orët e fundit ka dalë një bisedë në Instagram mes banores së Big Brother dhe këngëtarit. Siç shihet në postim, mes tyre janë dërguar shumë foto e video, nga të cilat siç presupozohet mund të përmbajë pjesë të “nxehta”. Në komunikim shihet se përdorin fjalë të ngrohta, çka tregon se mes tyre ka patur një raport sentimental.