Serbëve nuk i dal inati me humbjen, kapen me Armand Dukën: Presidenti na dëmtoi dhomën e zhveshjes

by S.M

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë në datën 11 tetor, ka sjellë jo pak telashe në kampin serb, ndërkohë që të shumta kanë qenë edhe reagimet. Çdo veprim nga lojtarët, tifozët apo edhe stafi i Shqipërisë me Armand Duka-n, në Serbi konsiderohet një skandal dhe provokim, duke nxjerrë edhe një herë tjetër në pah zilinë që serbët kanë për ne.

Gjatë festës së skuadrës në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, janë dëmtuar pjesë të tavanit të stadiumit, dëme këto me kosto minimale megjithatë për serbët është një skandal.

Në mediat e tyre, ata kanë publikuar video nga këto momente entuziazmi, teksa shihet edhe presidenti Armand Duka së bashku me skuadrën dhe trajnerin Silvinjo. “Skandal nga festa e Shqipërisë. Zv.presidenti i UEFA-s dëmton stadiumin tonë në Leskovc”, shkruajnë mediat serbe që duket se do të kenë shumë punë para, për të gjetur të tjera gjëra me të cilat ndoshta mund të prodhojnë lajme për të zbutur pak dhimbjen nga humbja.

LEXO ME SHUME:HISTORIKE! Kosova drejt Play-Offit të Botërorit, bën surprizën e madhe ndaj Suedisë (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.