Arkëtim rekord! Tirana revolucionarizon të drejtat tv për sfidën me Besiktas, zbulohet sa përfiton klubi bardheblu

Tirana ka arritur një shifër të çmendur me shitjen e së drejtës së TV-së për sfidën me Besiktas. Klubi bardheblu do të përfitojë rreth 300 mijë euro nga shitja e imazhit të ndeshjes. Një shifër e madhe në krahasim me klubet e tjera të Superiores që luajtën në Europë.

Kjo, falë edhe kundërshtarit që është një nga skuadrat e mëdha turke. Me një llogari trashë e trashë, Tirana pritet të përfitojë rreth 500 mijë euro nga ndeshja me Beshiktashin, pa llogaritur këtu paratë e Europës, që do të vijnë nga UEFA.

Kualifikimi në turin e dytë të Conference League, u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro. Kompanitë turke dhe shqiptare që duan të reklamojnë biznesin në këtë ndeshje janë të mëdha dhe kështu edhe nga reklamat do të ketë para.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)